×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Liverpoolit: Njerëzit thanë se nuk kishim asnjë gjasë ndaj Barçës, por ja ku jemi

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 23:47

    Mesfushori i Liverpoolit, Jordan Henderson, ka pohuar se skuadra e tij kishte besim të lartë para ndeshjes së kthimit gjysmëfinale kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve se kishte mundësi ta arrinte finalen.


    Liverpooli e ka bërë mrekullinë duke e mundur 4:0 Barcelonën për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve për herë të dytë radhazi pas rezultatit të përgjithshëm 4:3 pas dy ndeshjeve në gjysmëfinale.

    Dy gola nga Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum i mjaftuan Liverpoolit të fitojë 4:0 të martën në Anfield dhe ta përmbysë humbjen 3:0 në ndeshjen e parë në Camp Nou dhe ta arrijë finalen e Madridit, përkundër se i munguan dy sulmuesit kryesorë, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino.

    “E pabesueshme. Shumë njerëz nuk na dhanë neve shanse për këtë ndeshje. Ne e dinim se do të ishte e vështirë por e mundur”, tha Henderson pas ndeshjes.

    “Besimi që e kemi në dhomën e zhveshjes është i mahnitshëm. Ne e dinim se në Anfield mund të bënim diçka të veçantë”, shtoi ai.

    Ky është viti i dytë radhazi që Liverpooli e arrin finalen e Ligës së Kampionëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!