×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Liverpoolit: Po lutemi për një mrekulli, kjo është arsyeja

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 8:40

    Jordan Henderson e pranon se Liverpooli është duke u lutur për një mrekulli në përpjekjen e tij për ta fituar titullin në Premierligë.


    Djelmoshat e Jurgen Kloppit mbajnë një epërsi prej dy pikëve në krye të ligës, por do të zbriten në pozitën e dytë përsëri nëse Manchester City e mund Leicester Cityn sot në mbrëmje.

    Kjo do ta bënte Liverpoolin të ngelë një pikë prapa para xhiros së fundit të dielën, kur të kuqtë e presin Wolves ndërsa Manchester City e viziton Brightonin.

    Mesfushori anglez Henderson tha se ekipi i tij ka nevojë për një favor në këto dy javët e fundit të asaj që ka qenë një garë drithëruese për titull në Premierligë.

    “Ne do ta shikojmë ndeshjen e së hënës dhe, po, lutemi për një mrekulli”, tha kapiteni i Liverpoolit për mediat britanike.

    “City është ekip i madh por edhe ne jemi po ashtu. Kushdo që e fiton titullin, e meriton. Nuk kemi mundur të bënim më shumë. Nuk kemi përse të pendohemi për asgjë”, shtoi ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!