×
  • Sport
  • Sport / Finale kosovare

    Ylli mposht Pejën për të siguruar finalen e Ligës Unike

    Reporteri
    29 Mars 2024 | 18:11

    Golden Eagle Ylli është finalisti i parë i këtij edicioni në Ligën Unike.

    Skuadra e drejtuar nga Petar Mijovic eliminoi sot në gjysmëfinale kampionët në fuqi të kësaj gare, Pejën. Ylli triumfoi me rezultat bindës 91:62.

    Alonzo Verge Jr shkëlqeu te therandasit me 34 pikë, teksa u ndihmua edhe nga Vincent Cole, që shtoi 14 sosh.

    Te pejanët më i dalluari ishte Justin Edler-Davis me 19 pikë.

    Ylli në finale do të takohet me fituesin nga ndeshja mes Trepçës dhe Sigal Prishinës, që do të zhvillohet sonte nga ora 19:00.

    Finalja dhe ndeshja për vendin e tretë do të zhvillohen të dielën. “Final 8” i Ligës Unike është duke u mbajtur në Vlorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!