×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet arsyeja që e bëri të qajë yllin spanjoll

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 22:10

    Iago Aspas, pasi dështoi në Liverpool, ai u rikthye në Celta në vitin 2015 dhe ka shënuar plot 83 gola që atëherë.


    Në afatin kalimtarë të janarit, spanjolli kishte një mega-ofertë nga Superliga Kineze dhe kishte mundësine që të fitonte shumë para, shkruan Reporteri.net

    Por duke qenë se ai e donte Celtan aq shumë, ai refuzoi ofertën dhe duke qenë se vetëm sa u rikthye nga një lëndim që e mbajti jasht fushave për një kohë të gjatë, 31-vjeçari është duke e mbajtur i vetëm ekipin e tij nga zona e rrezikshme që dërgon në një Divizion më të ulët të kampionatit spanjoll.

    Prej se u rikthye në fushë, ai ka shënuar plot 5 gola dhe ka dhënë 2 asiste në tri ndeshje ndaj Villarealit, Huescas dhe Real Sociedadit. Me lot në sy, është e qartë të shohësh se çka nënkupton klubi i Celtas për të.

    Klubi ishte në zonën e rrezikshme ndërsa nga momenti që Aspas është rikthyer tani Celta Vigo janë ngjitur në vendin e 16-të./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!