×
  • Sport
  • Sport

    Zidane dëshiron t’i shkëmbejë yjet me Unitedin

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 16:51

    Zinedine Zidane do t’i bëjë disa ndryshime te Real Madridi në fund të këtij sezoni.

    Trajneri francez pritet t’i largojë disa lojtarë, për tu liruar vendin transferimeve të reja.

    Zidane dëshiron ta largojë Thibaut Courtois pas vetëm një sezoni transferimi në “Santiago Bernabeu”, pasi nuk beson në portierin belg.

    Francezi po mendon që t’i ofrojë Manchester Unitedit, Courtoisin, në mënyrë që të marrë David De Gean.

    Por, sipas The Sun, belgu po refuzon të kalojë në “Old Trafford”, pasi nuk dëshiron ta tradhtojë Chelsean edhe pse tashmë e ka bërë atë gjë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!