×
  • Sport
  • Sport

    Zidane e pranon se do të ketë ndryshime: “E di se çfarë dua dhe do të flas me klubin”

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 15:38

    Zinedine Zidane ka pranuar se ai tani ka një vizion të qartë se kë e dëshiron në Santiago Bernabeu gjatë ‘hallakamës’ së verës.


    Francezi ka folur një ditë përpara se ‘Los Blancos’ të ndeshen me Athletic Bilbaon në Santiago Bernabeu, shkruan Reporteri.net

    “Unë do të flas rreth transfereve me klubin sepse e di saktësisht se çfarë dua”, u tha gazetarëve të shtunën. “Por jo tani. Unë nuk do t’iu jap emra”.

    Zidane është pyetur rreth garancisë që i ka japur Florentino Perez për kthimin e tij në Real Madrid.

    “Klubi dëshironte të ndryshonte gjërat, jo kushtet dhe ne kemi folur rreth asaj se çfarë jemi në gjendje të bëjmë dhe profilin e lojtarëve”, ka thënë francezi.

    “Pastaj do të shohim se çfarë mund të arrijmë në afatin kalimtarë, por është e qartë se do të ketë ndryshimë”.

    Por, Real Madridi do të largojë disa lojtarë për të siguruar fonde për transferet e reja. Më të përmendurit janë; Gareth Bale, Isco, Varane, Kroos e Ceballos. Real Madridi synon transferimin e Eden Hazard, Sadio Mane dhe Kylian Mbappe./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!