×
  • Sport
  • Sport

    Zidane fillon punën menjëherë, gati ta rrëmbejë yllin e Premierligës

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 16:20

    Zinedine Zidane ka filluar menjëherë tratativat për ta rimëkëmbur Realin e Madridit dhe ta dërgojë në nivelin që ai e kishte sjellë para më pak se një viti.

    Siç raportojnë mediat angleze, Eden Hazard është prioriteti numër një për “Galaktikët” e rradhës që këtë verë priten të veshin fanellën e “Los Blancos”, shkruan Reporteri.net

    Zinedine Zidane e ka kontaktuar personalisht Eden Hazard menjëhere pas zyrtarizimit të tij si trajner i  Real Madridit.

    Eden Hazard ka deklaruar që Real Madridi dhe Zinedine Zidane janë idhujt e tij që nga koha e fëmijërisë dhe kjo vetëm sa e bën të sigurtë kalimin e tij në rradhët e ekipit madrilien.

    Florentino Perez është i gatshëm të ofrojë hiç më pak se 115 milionë euro në drejtim të skuadrës së Chelseas./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!