×
  • Sport
  • Sport

    Zidane flet pas rikthimit te Reali: Dua ta kthej klubin aty ku e ka vendin

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 20:38

    Trajneri francez, Zinedine Zidane, pas rikthimit në Real Madrid ka dhënë fjalë të mëdha duke premtuar se do ta rikthej skuadrën e famshme madrilene në majat e futbollit.


    “Jam shumë i lumtur që po rikthehem në shtëpi. Dua ta kthej klubin aty ku e ka vendin. Nesër i kthehemi punës. Nuk kam shkuar shumë larg sepse jetoj këtu dhe jam i lumtur që jam kthyer në punë në klub”, ka thënë ai në konferencë, transmeton Koha.net.

    Ai ka folur edhe për largimin nga Reali pasi fitoi çdo gjë me këtë klub.

    “Isha larguar sepse kisha nevojë të largohesha. Ishte i nevojshëm ndryshimi dhe tani kam zgjedhur të kthehem sepse presidenti më thirri. Jam këtu prapë”, ka thënë ai.

    Francezi ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2022.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!