×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi konfirmon rikthimin e Zidanit

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 18:49

    Zinedine Zidane rikthehet në Real Madrid, këtë e ka bërë të ditur bordi i drejtorëve të këtij klubi, transmeton Reporteti.net

    Sipas komunikatës bordi ka rënë dakord për emërimin e Zinedine Zidane si trajner i ri i Real Madridit me inkorporimin e menjëhershëm për pjesën e mbetur të sezonit.

    Real Madrid e vlerëson punën e bërë nga Santiago Solari dhe angazhimin e tij thuhet ndër të tjera.
    “Real Madrid e vlerëson punën e bërë nga Santiago Solari, angazhimin dhe besnikërinë që ai ka treguar gjithmonë në këtë shtëpi”, thuhet në komunikatë.

    Presidenti i Realit të Madridit do të shfaqet sot së bashku me Zinedine Zidane para mediave në orën 20:00 në dhomën e shtypit të stadiumit Santiago Bernabéu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!