×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Hazard largohet nga Chelsea

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 9:14

    Chelsea ka konfirmuar se Hazard është larguar nga klubi londinez, vetëm pak orë pasi Chelsea arriti ta mposht Watfordin.


    Por, bëhet fjalë për vëllaun e Eden Hazard, Kylian, i cili ka kaluar tek klubi belg në formë të përhershme pasi këtë sezon ishte vetëm si i huazuar, shkruan Reporteri.net

    Dy klubet kanë a rritur marrëveshje për lojtarin dhe Hazard do të jetë futbollist i Brugge pasi nënshkroi kontratë katërvjeçare me klubin nga liga elitare belge.

    Mesfushori 23-vjeçar e kaloi këtë sezon i huazuar në Brugge, për të cilin i shënoi katër gola në 21 ndeshje.

    Chelsea kishte nënshkruar me Kylian me qëllim që ta mbanin vëllaun e tij, Eden, në Chelsea sa më gjatë.

    Por, tani siç duket edhe Eden Hazard do të largohet në drejtim të Real Madridit dhe kështu ka vendosur edhe vëllau i tij./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!