Vetëm pak minuta më parë u njoftua se Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës deri në vitin 2031.
Prej javësh kishte shumë tension rreth “Camp Nout”, pasi fushata mes tij dhe Víctor Font ishte shumë e ashpër, me dy modele krejtësisht të ndryshme për menaxhimin e klubit.
Në rezultatin e dytë zyrtar, me 50% të votave të numëruara, Laporta mori 69% të votave, ndërsa Font 28%.
Të kryer fitoren e Laportas e bëri edhe Fabrizio Romano, në profilin e tij në platformën “X”.
Pa dyshim, kthesa e madhe sportive që përjetoi Barça që nga ardhja e Hansi Flick ndikoi shumë në vendimin e anëtarëve.