×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Manchester United do të luaj në Europa League sezonin e ardhshëm

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 17:06

    Edhe matematikisht, Manchester United ka dështuar të sigurojë një vend për Champions League në sezonin 2019/20.


    Zyrtarisht, në sezonin 2019/20, Manchester Unitedi do të bëjë gara në Europa League, pasi dështoi të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

    “Djajtë e Kuq” kishin ende shpresa, por me barazimin 1-1 me Huddersfield në xhiron e 37’, edhe matematikisht kanë mbetur jashtë top katërshes.

    Unitedi i Solskjaer e nisi mirë takimin, duke kaluar në epërsi në minutë e 8’ me golin e Scott McTominay.

    Vendasit barazuan gjithçka me anë të Isaac Mbenza në minutën e 60’, që shënoi për rezultatin përfundimtar 1-1.

    Kështu, një xhiro para fundit të edicionit 2018/19, Unitedi gjendet 4 pikë prapa vendit të katërt, që mbahet nga Tottenham dhe edhe zyrtarisht dështon të sigurojë Champions Leaguen për sezonin e ardhshëm dhe duhet të kënaqen me Europa League./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!