×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: UEFA nisë hetim për Cristiano Ronaldon

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 12:22

    UEFA ka hapur një hetim ndaj Cristiano Ronaldos për gjestin e tij që e bëri ndaj Atletico Madridit në kuadër të ndeshjes së dytë të 1/8 së finales.

    Gjesti i Cristiano Ronaldos kishte hapur shumë diskutime dhe tani UEFA ka hapur procedurë hetuese ndaj kampionit portugez në mënyrë që të përcaktojë se nëse do ta gjobisin apo të diskualifikohet për ndeshjet e radhës, shkruan Reporteri.net

    Një vendim përfundimtar mbi çështjen e ngritur do të merret më 21 mars. UEFA do të përcaktojë nëse Ronaldo, i cili synoi t’i kundërpërgjigjet gjestit të trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeones, ka tejkaluar kufirin e vendosur apo do ta gjobisin njejtë sikur Simeonen me 20 000 euro.

    Kujtojmë që Juventusi në çerekfinale e pret Ajaxin i cili eliminoi Kampionët e Europës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!