×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Zidane rikthehet në Real Madrid

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 15:35

    Santiago Solari sot i ka dhënë përshëndetjen e fundit ekipit të Real Madridit në qendrën stërvitore në Valdebebas, pasi siç mëson “Marca” Florentino Perez ka marrë vendim ta shkarkoj spanjollin.


    Zinedine Zidane do të rikthehet ta udhëheqë skuadrën përsëri pasi refuzoi të katër opsionet që ai pati për të menagjuar, transmeton Reporteri.net

    Chelsea, Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Juventus ishin të gatshme t’ia besonin stolin teknikut francez por në fund Zidane vendosi të rikthehej aty ku fitoi gjithçka është për t’u fituar në botën e futbollit.

    Zidane arriti të shpallej tre herë rresht fitues i Champions League duke bërë atë që asnjë klub nuk kishte mundur gjatë gjithë historisë së këtij turneu./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!