×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtari i Bayernit thotë se tri klube po mendojnë për Alonson

    Reporteri
    21 Mars 2024 | 20:09

    Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka pohuar se klubi i tij është duke punuar në marrëveshjen e trajnerit të Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso së bashku me Liverpoolin dhe Real Madridin.

    Thomas Tuchel do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit dhe klubi gjerman është në kërkim të një trajneri të ri.

    Ndërkohë, Liverpooli do të mbetet pa menaxherin Jurgen Klopp gjatë verës dhe pritet ta ketë të vështirë zëvendësimin e tij.

    “Klube si Liverpooli, Real Madridi, Leverkuseni dhe Bayerni janë duke punuar në marrëveshje”, ka thënë Hoeness.

    Bayerni besohet se duhet të paguajë deri në 25 milionë euro për emërimin e Alonsos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!