×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtarizohen ndryshimet tek Manchester Unitedi

    Reporteri
    13 Shkurt 2024 | 19:17

    Premier Liga ka konfirmuar se ka miratuar blerjen e 25 për qind të aksioneve të Manchester Unitedit nga Sir Jim Ratcliffe, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Pas garës me sheikun e Katarit, Jasim bin Hamad Al Thani, blerja e pak aksioneve nga Ratcliffe, ndryshe nga sheiku që synonte blerjen e tërësishme të Unitedit, ishte njoftuar nga klubi në natën e Kërshëndellave.

    Shefi i kompanisë INEOS, besohet se ka paguar 1.3 miliardë funte për 25 për qind të klubit.

    Premier Liga gjithashtu ka konfirmuar se Ratcliffe do të investojë 300 milionë dollarë në klub teksa po përgatitet të marrë kontrollin e pjesës sportive të klubit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!