Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, është takuar me Kryediplomaten e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Pas takimit, Spiropali ka thënë se ka theksuar se e integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën, është një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët, shkruan Reporteri.net.
“Theksova bindjen e plotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën, është një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët nën qiellin europian”, ka shkruar Spiropali.
Ajo ka falenderuar Kryediplomaten Europiane për mbështetjen financiare që Unioni vijon t’i japë Shqipërisë, përfshirë edhe sigurinë e mbrojtjen.
/Reporteri.net