Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), raporton Tv Klan.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë është shoqëruar nga avokatja e saj.
Ende nuk ka një informacion zyrtar lidhur me paraqitjen e ministres në Prokurorinë e Posaçme.
Balluku ka qenë më parë në këtë institucion, në kuadër të procedurave të ndryshme të ndjekura nga organi i akuzës.