Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se, data 2 nëntor 2025, është shpallur Ditë Zie Kombëtare në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Në zbatim të këtij vendimi, Abasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës ka bërë të ditur do të hapë librin e ngushëllimeve në datat 3 dhe 4 nëntor 2025, në ambientet e Ambasadës, në oraret: 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00.

Njoftimi i plotë:

Reklamë

?? Njoftim
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës njofton se, data 2 nëntor 2025, është shpallur Ditë Zie Kombëtare në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, udhëheqës dhe politikan i shquar.

? Në zbatim të këtij vendimi: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës do të hapë librin e ngushëllimeve në datat 3 dhe 4 nëntor 2025, në ambientet e Ambasadës, në oraret: ? 10:00–12:00

? 14:00–16:00

Gjithashtu, për ngushëllimet në rrugë elektronike, mund të përdorni adresën condolences@mfa.gov.al

?️ Lavdi jetës dhe veprës së Fatos Nanos.

Reklamë