Prokuroria e Vlorës njoftoi këtë të hënë, më 3 nëntor, sekuestrimin e një pasurie me vlerë plot 2 milionë euro. Bëhet fjalë për apartamente, prona, dyqane e makina në pronësi të një personi me inicialet T.Q., të cilat dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal.
“Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, u sekuestruan pasuri në vlerë rreth 2 milionë euro. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1119, të vitit 2023, mbi bazën e materialeve të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, sekuestrimi u bë për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Me kërkesën e prokurorisë, u vendos masa e sigurimit pasuror ‘Sekuestro preventive’ për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Pasuritë e sekuestruara janë: 14 apartamente, 2 makina, 2 dyqane, 6 poste parkimi dhe një sipërfaqe toke prej dy mijë metrash katrorë.
Apartamentet:
Pasuria e llojit “apartament” me sip.82 m2, ZK 8603, lagja “29 Nëntori”, Vlorë, në zotërim të shtetasit T.Q.
Pasuria e llojit “apartament” me nr.98/3+3-22, e llojit apartament me sip.108.5 m2, nr.ap.22, ndërtuar nga shoqëria “Besa G&T” në komunën “Farkë”, “Sauk”, në zotërim të shtetases E.Q;
Pasuria e llojit “apartament” A6, kati 9, me sip.77.6 m2, sip. ballkoni 21.9 m2, sip. e përbashkët 8.95 m2, sip.totale 108.45 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë prenotuar nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e llojit “apartament” A7, kati 9, me sip.49.7 m2, sip. e përbashkët 5.55 m2, sip.totale 65.05 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e llojit “apartament” A8, kati 9, me sip.49.7 m2, sip. ballkoni 9.8 m2, sip. e përbashkët 5.55 m2, sip.totale 65.05 m2 prenotuar nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e llojit “apartament” A4, sip.49.7 m2, sip. ballkoni 9.8 m2, sip. e përbashkët 5.55 m2, sip.totale 65.05 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q ;
Pasuria e llojit “apartament” A5, kati 9, sip.77.6 m2, sip. ballkoni 21.9 m2, sip. e përbashkët 8.95 m2, sip.totale 108.45 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, të objektit B, ndërtuar nga shoqëria “Lespipa” shpk, sipas lejes së ndërtimit nr.7, prenotuar nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e llojit “apartament” A3, kati 9, sip.49.7 m2, sip. ballkoni 9.8 m2, sip. e përbashkët 5.55 m2, sip.totale 65.05 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.,
Pasuria e llojit “apartament” A2, kati 9, sip.77.6 m2, sip. ballkoni 21.9 m2, sip. e përbashkët 8.95 m2, sip.totale 108.45 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e llojit “apartament” A1, kati 9, sip.77.6 m2, sip. ballkoni 21.9 m2, sip. e përbashkët 8.95 m2, sip.totale 108.45 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e llojit “apartament” A2, kati 4, sip.77.6 m2, sip. ballkoni 21.9 m2, sip. e përbashkët 8.95 m2, sip.totale 108.45 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e llojit “apartament” A3, kati 4, sip.49.7 m2, sip. ballkoni 9.8 m2, sip. e përbashkët 5.55 m2, sip.totale 65.05 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e llojit “apartament” A1, kati 4, sip.77.6 m2, sip. ballkoni 21.9 m2, sip. e përbashkët 8.95 m2, sip.totale 108.45 m2, në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e llojit “apartament”, në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.;
Postet e parkimit:
Pasuria e llojit “post parkimi”, nr.7, kati 1, me sip.14.3 m2, sip. e përbashkët 20.5 m2, sip.totale 34.9 m2, në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q;
Pasuria e llojit “post parkimi” nr.8, kati 1, me sip.14.9 m2, sip. e përbashkët 21.5 m2, sip.totale 36.4 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q ;
Pasuria e llojit “post parkimi” nr.9, kati 1, me sip.11.5 m2, sip. e përbashkët 16.6 m2, sip.totale 28.1 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e llojit “post parkimi” nr.12, kati 1, me sip.14.3 m2, sip. e përbashkët 22.2 m2, sip.totale 36.5 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e llojit “post parkimi” nr.11, kati 1, me sip.15 m2, sip. e përbashkët 21 m2, sip.totale 36 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q;
Pasuria e llojit “post parkimi” nr.10, kati 1, me sip.11.5 m2, sip. e përbashkët 16.6 m2, sip.totale 28.1 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q.;
Makinat:
Pasuria e luajtshme automjet marka “Daimler Chrysler” viti 1994, E200, në zotërim të shtetasit T.Q.; si dhe
Pasuria e luajtshme automjet marka “Ford Focus” viti 2005, në zotërim të shtetasit T.Q.
Dyqanet:
Pasuria e llojit njësi tregtare “dyqan”, kati 1, me sip.50.6 m2, në lagjen “1 maji”, Vlorë;
Pasuria e llojit njësi tregtare “dyqan”, kati 1, me sip.89.8 m2, në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q;
Toka:
Pasuria e llojit “arë”, sip. 2000 m², Radhimë, në zotërim të shtetasve E.K dhe F.K;