Forcat RENEA ndodhen që prej orëve të para të mëngjesit të këaj të hëne në qytetin verior të Pukës, ku po zhvillojnë një operacion.

Sipas burimeve paraprake, mësohet se forcat speciale kanë rrethuar një banesë në fshatin Orosh, ku dyshohet se fshihet një person i shumëkërkuar.

Nuk dihet ende emri i të kërkuarit, por sipas burimeve për media është subjekt i antiterrorit.

Reklamë

Fshati Orosh ndodhet në njësinë administrative Qafë-Mali, të bashkisë së Fushë Arrëzit.