Kryediplomatja e Shqipërisë, Elisa Spiropali, është pritur nga homologu i saj kroat, Gordan Grlić Radman.

Spiropali ka thënë se me ministrin kroat kanë diskutuar edhe rreth bashkëpunimit në siguri përmes marrëveshjes trilaterale Shqipëri-Kroaci-Kosovë, shkruan Reporteri.net.

“Kroacia mbështet fort ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat me BE dhe përparimi i Shqipërisë është një shembull tipik i meritës në rrugën drejt integrimit europian”, shprehet ministrja.

Reklamë