Një tërmet i fortë është ndier në jug- lindje të Shqipërisë.


Lëkundjet u ndjenë të forta në Korçë dhe arrijnë një shkallë prej 4.4 ballësh të shkallës Rihter, çka konsiderohet një tërmet mjaft i fortë.

Lëkundjet nisën disa minuta më parë, në orën 14: 21.

Reklamë

Kjo është e disata herë që Korça goditet nga tërmete të këtij niveli, të cilat më tutje janë pasuar me qindra lëkundje të tjera pas tërmeteve të shkallës së lartë.