Një banesë është përfshirë nga flakët në një pallat në lagjen nr.4 në Sarandë.


Mësohet se flakët janë pasojë e ndezjes së zjarrit në oxhak për të bërë skarë nga familjarët.

Situata ka dal nga kontrolli dhe është dashur ndërhyrja e shërbimit të zjarrfikëses për të vënë flakët nën kontroll.

Reklamë

Pavarësisht se familja ka qenë e gjitha në banesë, ka pasur vetëm dëme të vogla materiale nga flakët.