Një tjetër pushues është mbytur pasditen e sotme në Zvërnec.
Viktima është Robert Duraj 29-vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:56 në plazhin e Zvërnecit.
Viktima është nga fshati Peshtan i Fierit. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.
Kujtojmë se dhjetë ditë më parë u mbytën dy persona në plazhin e Durrësit.
