Dy njerëz konsiderohen të zhdukur pasi një urë në jug të Kinës u shemb për pak sekonda duke bërë që automjetet të përfundojnë në ujë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.


Policia në qytetin e Hejuan njoftoi se një pjesë e urës u rrëzua në orët e para të mëngjesit  Shërbimet e sigurimit shpëtuan një burrë 44-vjeçar, ndërkaq dy të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Pamjet e kapura  nga kamerat e sigurisë  ilustrojnë më së miri se sa shpejt ndodhi gjithçka. Nuk kishte asnjë indikacion se  do të vijë deri te ky kolapsi.  Ura ndodhet në lumin Dongjiang në krahinën e Guangdong.

Një hetim për shkakun e aksidentit është nisur. Pjesa jugore e Kinës u prek nga shirat e dendur, ku të paktën 61 njerëz mbetën të vdekur, por nuk dihet ende se a ishte ky shkaku për një fatkeqësi të tillë. /Reporteri.net