Vëllai më i vogël i Hillary Clinton, Toni Rodham, vdiq të premten në mbrëmje, njoftoi kandidatja për Presidente të Amerikës, të shtunën në Twitter.


“Ne e humbëm vëllanë tonë, natën e kaluar. Është e vështirë për të gjetur fjalë, mendja ime është e përmbytur me kujtimet e tij”, shkroi ajo.

Clinton, ish-sekretarja e shtetit, 71 vjeçare, përshkroi vëllanë e saj, i lindur në vitin 1954, si një njeri bujar.

Reklamë

“Do të na mungoj shumë”, shkroi ajo.

Shkaku i vdekjes së tij nuk dihet ende.