Në Tiranë ka nisur protesta e shtatë me kërkesë kryesore dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë nisur të grumbullohen në sheshin Skënderbej.

Ndërkohë, në qytetet e tjera, Lezhë, Vlorë, Elbasan, Shkodër një pjesë e gjimnazistëve dhe studentëve kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur marshimin nëpër rrugët e qytetit.

Një pjesë e gjimnazistëve të Lezhës kanë bojkotuar mësimin mëngjesin e së hënës dhe kanë nisur një marshim protestë në rrugët e qytetit.

Reklamë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama sot me mënjes ndërsa foli për protestat dhe pjesëmarrjen e nxënësve tha se ata mësues që nxisin nxënësit të dëmtojnë institucionet nuk kanë për ta parë me sy derën e shkollës.

“Mësues, mësues që marrin nxënësit dhe i nxjerrin nga shkolla dhe u thonë: “Bini xhamave të shkollës”, siç ndodhi në Lezhë. Ajo mësuese dhe ata mësues nuk kanë për ta parë më derën e shkollës dhe nuk do të marrin më asnjë lloj roli si punonjës të shtetit, kurrë më në shtet. Si mundet një mësues t’i thotë nxënësit të thyejë xhamin e shkollës? Çfarë është kjo lëvizje për ta bërë Shqipërinë më të mirë, më europiane, më demokratike, më njerëzore?”, tha Rama.

Rama ka paralajmëruar sanskione administrative ndaj studentëve dhe heqje të bursave dhe mbështetjen financiare nga shteti.

 

Reklamë