Një 44-vjeçar është arrestuar në Tiranë, i cili dyshohet se një veturë e kishte vjedhur në Itali për ta shitur më pas në Shqipëri.

Vetura e tipit “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 mijë euro, më pas është konfiskuar nga autoritetet shqiptare.

“Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, në vijim të operacionit “Stolen Line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie.”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit në Shqipëri.

Reklamë

Sipas njoftimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.