Në një tjetër tur të jashtëzakonshëm nëpër Europë, Elvis Naçi, Sidrit Bejleri së bashku me aktorin Mirush Kabashi mblodhën qindra bashkëkombës.
Sidrit Bejleri çoi zemrat e shqiptarëve peshë në Zvicër kur këndoi himnin kombëtar së bashku me 5000 shqiptarë në stadiumin gjigand Swiss Arena.
5000 flamuj u valëviten si kurrë më parë në stadium siç shikohen nga pamjet në video.
Zemrat e shqiptarëve të cilët punojnë dhe jetojnë në Zvicër u ngritën “peshë” nga Elvis Naçi, i cili çoi tek ta një copëz Shqipërie, shkruan bw.
Trevat shqiptare u bashkuan në një natë të mbushur me emocione dhe surpriza.