Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku ika treguar se cili qytet në Shqipëri është më i kriminalizuari.


Ajo thotë se Vlora është qyteti me kriminalitetin më të lartë në vend.

“Rrethi me kriminalitetin më të lartë është Vlora. Kriminalitet të lartë paraqet Shkodra, Elbasani dhe qytetet e tjera më pas”, u shpreh Marku për mediat shqiotare.

Reklamë

Ajo ka pohuar se nuk mund ta thotë arsyen pse është ashtu.

“Nuk mund ta them arsyen se pse. Asgjë nuk ndodh rastësisht. Ka shumë faktorë”, tha ajo e pyetur se pse Vlora ka këtë pasiguri.