Një zjarr ka përfshirë kodrat e fshatit Sherisht të bashkisë së Vlorës mesditën e kësaj të hëne, më 16 mars.

Flakët, të ndihmuara edhe nga era, janë përhapur me shpejtësi duke hyrë në parcelat e banorëve të zonës dhe duke djegur disa rrënjë ulliri.

Për shkak të erës, dhe terrenit të vështirë, flakët kanë vazhduar të përparojë duke rrezikuar të përhapen edhe në parcela të tjera me ullinj në fshat por dhe në zonat me pyje.

Reklamë

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim që të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe dëmet në ullishtet e zonës.