Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish pas protestave të dhunshme në vend.
Ai ka postuar në Facebook një foto të një tabele të rrëzuar nga protestuesit.
“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shkroi Rama.
Tirana, por jo vetëm, prej 4 ditësh është në kaos nga protestat studentore. Gjimnazistë e studentë kanë bojkotuar mësimin ndërsa që prej paradites nis marshimi nëpër Tiranë.
Këto ditë, ka pasur përplasje të forta me policinë, djegie të institucioneve qeveritare, bizneseve private e zjarre nëpër rrugë kryesore. Edhe pse nuk kanë nisur ende tensionet, policia ka nisur shoqërimet.
Vetëm nga dje, policia ka shoqëruar në komisariat rreth 180 persona. Sot përpara Gjykatës së Tiranës do të dalin 22 personat e arrestuar nga protesta e 13 tetorit. Ndaj tyre rëndojnë 8 vepra penale.