Qeveria e Shqipërisë ka vendosur sot në mbledhjen e saj të heqë masat e përkohshme që ndalonin aksesin në platformën TikTok, një vit pas vendimit të bllokimit.
Sipas vendimit, masat janë hequr pasi janë adresuar problematikat në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar aksesin në platformë, duke respektuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Për pasojë, Vendimi nr. 151, datë 6.3.2025, i Këshillit të Ministrave për bllokimin e TikTok-it, shfuqizohet zyrtarisht.