Nga Cërriku kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se 30 qershori është afat kushtetues për zgjedhjet.
Në prag të nisjes së fushatës, ai tha se ajo duhet të jetë e qetë.
Balla: Me 31 Maj starton fushata elektorale. Duhet të zhvillojmë një fushatë të qetë dhe të komunikojmë me njerëzit. Zhvillimi i zgjedhjeve me 30 Qershor është afat Kushtetues dhe nuk e luan topi. Kush do të tentojë të pengojë qoftë edhe një qendër votimi do të hasë në forcën e ligjit.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Sociaëiste, Taulant Balla ka zhvilluar takime para-elektorale në Belsh dhe Cërrik.