Një situatë e tensionuar në Shkodër, teksa KZAZ-së nr6 në Vaun e Dejës i është vënë flaka.


Kanë qenë militatët e opozitës ata të cilët i kanë vendosur zjarrin materialeve zgjedhore të cilat ndodhen në shkollën “Ndre Mjeda”.

Paraprakisht raportohet për dy punonjës policie të plagosur ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse.

Reklamë

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që protestues të PD-së djegin me zjarr materialet zgjedhore të KZAZ-ve në qarkun e Shkodrës.