Kryeministri shqiptar Edi Rama këtë të mërkurë, 6 maj, në ceremoninë solemne të dhënies së titujve “Doctor Honoris Causa” për personalitete të njohura ndërkombëtare të së drejtës, akademisë dhe artit, në TKOB.
“Është privilegj që jemi kryeqyteti pritës i Kongresit Botëror të Ligjit dhe më vjen shumë mirë që ne të jemi bashkë nesër në një sesion të posaçëm”, deklaroi Rama në nisje të fjalës së tij.
Organizimi në bashkëpunim me universitetet shqiptare dhe World Law Foundation, që shënon një moment të rëndësishëm për promovimin e dialogut ndërkombëtar, forcimin e shtetit të së drejtës dhe rolin e Shqipërisë si vend pritës i Kongresit Botëror të së Drejtës 2027.
Kreu i qeverisë ka folur edhe më herët për “World Law Congress”, që do të zhvillohet në Tiranë më 6-7 maj dhe që konsiderohet një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sundimin e ligjit. Sipas tij, fakti që Shqipëria është zgjedhur si vend mikpritës lidhet me vlerësimin për reformën në drejtësi dhe për transformimet e realizuara në këtë fushë.