Kryeministri Albin Kurti nga mbledhjen e katërt të Grave për Vetëvendosje ka lavdëruar punën e tij në krye të qeverisë.
Ai ka thënë se vendi gjatë mandatit të qeverisjes së tij vendi ka avancuar dhe se është krenar për përparimet që ka bërë Kosova, shkruan Reporteri.net.
“Për herë të parë kemi prezantuar shtesat për fëmijë 410 mijë dhe për lehona 60 mijë. Për herë të parë kaq shumë vajzë dhe gra te punësuar. Kur kemi parasysh qe këto tre vite i patëm kërcënimet më të mëdha në vendin tonë bëhet e qartë sa i jashtëzakonshëm është avancuar vendi ynë”.
Ndërkaq, Kurti u shpreh se janë gati për zgjedhjet e shkurtit, dhe se kanë besimin e popullsisë.
“Nuk kemi pasur asnjëherë më shumë kohë për të përgatitur për zgjedhje se sa tani, nuk kemi pasur përkrahje se sa tani, mund të krenohemi për përparimet që ka bërë Kosova”, ka thënë Kurti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.