Tre persona të kërkuar me urdhër-arreste ndërkombëtare janë ekstraduar të sot, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe shteteve partnere.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, dy shtetas maqedonas, me inicialet E.A. dhe F.B., janë ekstraduar nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut, pasi kërkoheshin nga institucionet e drejtësisë së këtij shteti.
Njëri prej tyre kërkohej nën dyshimin për trafikim me narkotikë, ndërsa tjetri për vrasje.
Po të njëjtën ditë, nga Franca për në Kosovë është ekstraduar edhe shtetasi kosovar R.S., i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Ai kërkohej për veprat penale “Dhunimi”, “Ngacmimi seksual” dhe “Paraqitja e rreme si zyrtar”.
“Ekstradimet u realizuan falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve partnere”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.