Në muajin Maj, Fifi bëri të ditur se do t’i nënshtrohet intervenimit për vendosjen e balonës gastrike në lukth si një tentativë për të humbur dukshëm peshë.


Një gjë e tillë ishte e nevojshme për këngëtaren për shkak të problemeve me boshtin kurrizor të cilat mund të përkeqësoheshin shkaku i peshës.

E katër muaj nga ky intervenim, rezultatet janë mëse të dukshme.

Reklamë

Në videon e fundit të postuar në rrjete sociale, Fifi shihet dukshëm më e dobët duke vulosur suksesin e këtij intervenimi.

Kjo balonë i ka ofruar Fifit ndjenjën e ngopjes pa konsumuar shumë ushqim dhe do të jetë e përkohshme.

Brenda 6-12 muajve, këngëtarja do të shtrihet sërish në spital për të hequr balonin teksa sipas literaturës në internet kjo metodë mundëson rënien në peshë nga 14-19 kilogramë për periudhën e cekur, varësisht nga individi.

 

View this post on Instagram

 

Reklamë

Im feelin myself each day more thanks to @dermolife_al ? doktoreshë Lida je nje dashuri ❤️ and @fibulakosova mu ka qetsu shpirti ?

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr) on