Nesër (e Premte) në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore, por me destabilizim të fuqishëm gradual. Erërat e fuqishme jugore do të fuqizohen edhe më shumë për shkak të afrimit të qendrës ciklonike në Ballkan.
Gjatë ditës priten vranësira e intervale me diell e në perëndim, veriperëndim e veri të vendit priten rrebeshe të herëpashershme shiu. Në lindje e juglindje intervale me diell dhe ngrohtë por me erëra nganjëherë të fuqishme nga jugu dhe juglindja.
Erërat më të fuqishme priten në viset malore në perëndim, veriperëndim, por edhe në veri e verilindje të vendit. Erëra të fuqishme priten edhe në viset tjera por jo shumë ekstreme dhe do të variojnë nga rajoni në rajon.
Në mbrëmje dhe gjatë natës reshje të fuqishme shiu pritet të përfshijnë shumë pjesë të Republikës së Kosovës, vende-vende priten rrebeshe intensive me vetëtima dhe bubullimë. Pastaj, do të kemi depërtimin e frontit të ftohtë ajror dhe erërat do të ndryshojnë drejtim e do të fillojnë të fryjnë nga veriu të cilat kalimthi mund të jenë të fuqishme, por pastaj do të vinë duke u dobësuar. Në viset kodrinore-malore do të fillojnë reshje shqote e bore.
Në Shqipëri nesër po ashtu pritet të ketë destabilizim të fuqishëm të motit me stuhi të fuqishme sidomos në veri e veriperëndim të vendit, lokalisht edhe në disa vise tjera.
Erëra të fuqishme nesër priten edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës, por kryesisht pa reshje. Vetëm në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut priten reshje lokale. Gjatë natës fronti i ftohtë përfshinë edhe Maqedoninë Veriore, por reshjet do të jenë të karakterit lokal kryesisht orëve të mëngjesit të së shtunës.
Rrebeshe të fuqishme shiu dhe stuhi intensive nesër priten në Mal të Zi.
Të shtunën na pret mot i vranët e me reshje lokale shiu e në viset kodrinore-malore priten reshje shqote e bore. Mund të paraqiten fjolla bore edhe në disa zona paksa më të ulëta mbidetare. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme dhe do të kemi një depërtim afatshkurtër të ajrit të ftohtë arktik.
Të dielën na pret mot më stabil dhe më i qetë, me intervale kohore me diell e vranësira lokale. Temperaturat do të fillojnë të rikoperohen menjëherë./MeteoBallkan