Një grua ruse mrekullisht shpëtoi pasi rrufeja e goditi dy herë në veturën në të cilën ndodhje, transmeton Reporteri.net.


Rrufetë spektakolare në rrugë u kapën nga një kamerë e automjetit që po lëvizte prapa ndërsa i afroheshin semaforit në Novobirsk.

Motori i veturës të tipit “Toyota” u ndal menjëherë por megjithatë nuk u përfshi nga flakët.

Reklamë

“Për një moment u verbova. Gjithçka ndodhi kaq shpejt,” rrëfen Galina Ershova, e cila ishte në automjetin pas.

Asnjë nga drejtuesit nuk u ndal pas përplasjes, por për fat të mirë as pasagjerët dhe as gruaja pas timonit nuk u lënduan. /Reporteri.net