Një grua amerikane i është nënshtruar një operacioni pasi ka dhe gëlltitur unazën e fejesës gjatë kohës sa ishte në gjumë, shkruan BBC, transmeton Reporteri.net.
Jenna Evans, 29 vjeç, u zgjua nga gjumi në shtëpinë e saj në Kaliforni dhe menjëherë e pa se i mungonte unaza e saj e diamantit që e kishte në gisht.
Jenna Evans shkroi për përvojën e saj në një postim në Facebook javën e kaluar që tani është bërë viral. Ajo rrëfen se kur ia shpjegoi ngjarjen të fejuarit të saj, fillimisht ai filloi të qeshë duke mos besuar për atë që kishte ndodhur.
https://www.facebook.com/jenna.evans.121/posts/10214281316816234
“Të mërkurën në mëngjes, kuptova që unaza ime nuk ishte në gisht dhe duhej ta zgjoja të fejuarin Bob Howell për t’i thënë që e kam gëlltitur. Nuk mendoj se ai më besoj menjëherë. Ne qeshëm shumë për rreth një orë e gjysmë, derisa kemi qarë. Fëmijët bëjnë këtë më shpesh por është e rrallë tek të rriturit”.
Evans u dërgua menjëherë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni. /Reporteri.net

