Dy ditë më parë Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë.
Çifti kishte organizuar gjithçka në detaje tek Mali i Robit.
Ndërsa të ftuar në mesin e familjarëve, ishin dhe aktorë të shumtë me të cilët dyshja ka bashkëpunuar.
Në mesin e tyre, padyshim edhe mikesha e mirë e Jonidës, aktorja Olta Daku, e cila në serialin “O sa mirë” njihet me rolin e drejtoreshës.Në lojën e beqarëve, kur Jonida Hodhi buqetën me lule, ishte Olta ajo e cila e kapi, ndërsa nga djemtë beqarë ishte vëllai i Besnikut, ndërsa në fund dyshja shkëmbyen dhe një puthje në buzë.