Skeletet e “Dashnorëve të Modenës”, ishin në fakt burra, zbuluan shkencëtarët italianë.
Skeletet u zbuluan në vitin 2009 në qytetin verior të Modenës, që datojnë nga shekujt 4 dhe 6 pas Krishtit, por ishin aq shumë të dëmtuar sa gjinia e tyre nuk mund të përcaktohej, kështu që supozohej se bëhej fjalë për një burrë dhe grua, raportoi Reuters, transmeton Reporteri.net. Sidoqoftë, duke ekzaminuar proteinën e pranishme në smaltin e dhëmbëve, shkencëtarët e Universitetit të Bolonjës vërtetuan se bëhet fjalët për skeletet e dy burrave.
“Ne ishim në gjendje të nxirrnim proteina nga smalti i dhëmbëve të të dy individëve, dhe t’i identifikojmë ata si të gjinisë mashkullore shkruajtën 20 shkencëtarë të përfshirë në një punim të botuar në revistën Sscientific Reports.
Shkencëtarët kanë deklaruar se është e pamundur të përcaktohet orientimi seksual i dy skeleteve. Ata mund të ishin miq, vëllezër apo shokë të luftës. Ndërsa ne nuk mund të përjashtojmë që dy personat ishin të dashuruar, ka gjasa që njerëzit që i varrosën aty vendosnin të tregonin një lidhje të tillë mes tyre duke vendosur trupat e tyre në mënyrë të tillë, shkruajnë shkencëtarët në raport. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.