Një postier i Anglisë u kthye në jetë 21 minuta pasi mjekët e deklaruan atë të vdekur, gjë që u quajt një “mrekulli jetësore”.
Joao Arozo (48) ishte pas timonit të makinës duke e dërguar gruan në punë kur gjendja shëndetësore iu përkeqësua. Pas gjashtë orë përpjekjesh për ta kthyer atë në jetë, mjekët i thanë familjes së tij se ai vdiq.
Infermierët e çuan atë jashtë kujdesit intensiv në morg, kur vunë re se ai po lëvizte. Ata e kthyen atë në dhomën e spitalit, ku doli se Joao ishte gjallë, transmeton Reporteri.net
Postman dubbed a miracle after he 'died' then came back to life on the way to the morgue Medics were left dumbfounded when a post man who had 'died' of cardiac arrest came back to life as he was being wheeled to the morgue.Joao Araujo, 48, bent over at t… https://t.co/tgYucD1M38 pic.twitter.com/qfpDLkcctV
— gistmattaz (@_gistmattaz) March 25, 2019
Ekipi i mjekëve tha se nuk ka shpjegim të saktë për atë që i ndodhi atij dhe se si mund të kthehej në punë vetëm tri javë pas këtij rasti. Joao u quajt “njeriu mrekulli” në Departamentin për Sëmundjet e Zemrës në Spitalin Gloster.
“Kjo ngjarje më ka ndryshuar, çdo ditë jam mirënjohës që jam gjallë, falënderoj Zotin që kam një punë, familje dhe miq”, thotë Zoao.
Kur isha në spital, mjekët nuk kishin një shpjegim për rastin tim dhe ata filluan të më quanin “Njeriu mrekulli” thotë ai, duke shtuar se mjekët nuk mund të besojnë se ai është gjallë pa asnjë dëmtim të zemrës apo të trurit./Reporteri.net
https://www.youtube.com/watch?v=HRjMVbXGnuc
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.