Tifozët huliganë serb nuk lëshojnë rast për të sulmuar shtetin e Kosovës me parulla propaganduese në ndeshjet e futbollit.
Një rast i tillë ndodhi edhe mbrëmë në Beograd, aty ku ekipi serb, Crvena Zvezda u poshtërua nga Barcelona duke humbur me rezultat 2-5.
UEFA ka deklaruar se janë duke mbledhur fakte mbi rastin, teksa thanë se klubi serb mund të dënohen pas shqyrtimit të rastit.
“Raportimet dhe faktet mbi ndeshjen e luajtur mbrëmë janë duke u mbledhur dhe duke u shikuar nga ne. Atëherë kur raportohen çështje të tilla, hapen procedurat dhe nëse ato çojnë në sanksione disiplinore, ato shpallen në faqen e internetit të disiplinës së UEFA-s. Ne nuk mund të japim më shumë informacion për momentin lidhur me rastin”, shkruhet në përgjigjjen e UEFA-s për Blic.
Deri në këtë moment Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka reaguar zyrtarisht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.