Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran, ka publikuar listën me 27 futbollistët e grumbulluar për dy përballjet e rëndësishme të muajit nëntor në Ligën e Kombeve.
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.Maran ka zgjedhur t’i ftojë plotë 27 futbollistë për këto dy ndeshje, ku ka risi, por edhe rikthime në ekipin kombëtar.
Risia e vetme në këtë listë është mbrojtësi i Dinamo City, Ysni Ismaili, i cili merr për herë të parë ftesën për t’u bashkuar me Kombëtaren shqiptare.
Kuqezinjtë do ta nisin aventurën e nëntorit me ndeshjen ndaj Finlandës, që do të luhet më 12 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Më pas, Shqipëria do të udhëtojë drejt Budapestit, ku më 15 nëntor do të përballet me Bjellorusinë, në stadiumin “Illovszky Rudolf”, në orën 18:00.
Pjesë e listës janë edhe “senatorët” e ekipit Etrit Berisha, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Kristjan Asllani dhe Rey Manaj.