Mediat kanë raportuar sot se deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, do të jetë pjesë e listës për deputetë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net, Veliu ka demantuar këto raportime, duke thënë se “është rrenë e kulluar”.
I pyetur nëse ka pasur bisedime me AAK’në, Veliu ka thënë se as nuk ka menduar ndonjëherë për këtë.
“Hiç s’kam pas bisedime me njeri të gjallë, as kurrë s’më ka shku mendja me ba atë punë. Gënjeshtër është”, ka deklaruar Veliu për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.