Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim Kryeprokurorin e Shtetit, Zejnulla Gashi, kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, dhe kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi.

Sipas njoftimit të Presidencës, drejtuesit e institucioneve të drejtësisë e uruan Shiroka Pulën për zgjedhjen në detyrën e presidentes, duke i dëshiruar sukses në përmbushjen e përgjegjësive kushtetuese dhe institucionale.

Gjatë takimit u diskutua për funksionimin e pavarur dhe efikas të sistemit të drejtësisë, si dhe për rolin e institucioneve në forcimin e sundimit të ligjit.

Reklamë

Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e një sistemi të drejtësisë të pavarur, profesional dhe të paanshëm.

Ajo, sipas njoftimit, vlerësoi se një sistem i tillë është thelbësor për garantimin e zbatimit të ligjit dhe ruajtjen e besimit të qytetarëve në institucione.

Shiroka Pula shprehu gjithashtu mbështetjen e saj institucionale për forcimin e sundimit të ligjit dhe për përmbushjen e përgjegjësive kushtetuese të institucioneve të drejtësisë, duke respektuar pavarësinë e tyre.

Reklamë